Kajtazi: Ky koalicion do të ishte më i miri tani

Aktuale

Kajtazi: Ky koalicion do të ishte më i miri tani

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 08:51
Vehbi Kajtazi

“Koalicioni më i mirë do të ishte PDK -Vetëvendosje në këto rrethana tani”, ka thënë gazetari Vehbi Kajtazi.

Ai thotë se Vetëvendosje arriti rezultat të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje.

“Si parti e cila ka nisur në rrugë aktivitetin e saj, mendoj se ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm”, ka thënë Kajtazi në tv Dukagjin.

Ai thotë se PDK-ja doli mirë me rezultat në këto zgjedhje, duke pasë parasysh që nuk e kishte Thaçin dhe Veselin këtu.

“PDK ka dalë mirë në këto zgjedhje nëse marrim parasysh mungesën e Thacit dhe Veselit”, ka thënë ai.

Sa i përket LDK-së, tha ‘se pagoi çmimin e rrëzimit të qeverisë në kohë pandemie”, kurse për Haradinajn, thotë se i ka gjasat më të mëdha të bëhet president”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat