Seanca gjyqësore, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi nuk janë të pranishëm

Aktuale

Seanca gjyqësore, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi nuk janë të pranishëm

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Ka filluar seanca gjyqësore në drejtim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kjo seancë njihet ndryshe si konferencë e tretë për statusin e palëve.

Por në këtë seancë të radhës nuk janë të pranishëm asnjëri nga ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake deklaroi se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi nuk janë të pranishëm në sallë, por që ata kanë mundësi ta ndjekin seancën përmes lidhjeve me kamerë.

Avokatët dhe prokuroria do të bëjnë shqyrtimin e çështjes dhe do të diskutohen disa prej temave që lidhen me këta të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat