Befason “Oki” i “Kafeneja Jonë”: Ky njeri duhet të jetë kryetar i ri i LDK-së

Aktuale

Befason “Oki” i “Kafeneja Jonë”: Ky njeri duhet të jetë kryetar i ri i LDK-së

Nga: P.R Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:56
Famir Spahiu

Aktori i njohur, Famir Spahiu-Bufi, i cili njihet edhe si “Oki” tek seriali “Kafeneja Jonë”, përmes një postimi në facebook, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku LDK arriti rezultatin më të dobët në historinë e saj.

E ky rezultat bëri që Isa Mustafa të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së. E sipas Spahiut, kryetar i LDK-së duhet të zgjidhet Lutfi Haziri.

Postimi i plotë:

Edhe pak politike nga kauqi,

Per sa i perket humbjes rrokullisese te LDKes!

Per mendimin tim, ma mire eshte me i humbe krejt se sa me i rujt ca bastione te vogla. Ne jete mbahen mend dhe te mobilizojne gabimet qe ti qesin syte llullë se ato te voglat edhe i harron njeri!

Mu me m’ngu, Kryetar partie e beni Lutfi Hazirin. Sipas gjitha gjasave ai eshte figura e vetme qe mundet me qene ure ne mes te brezave te shpartalluar brenda partise. Ai eshte i vetmi qe bene politike ne kuader te rethanave te mundeshme. Edhe me qe akoma figura e Rugoves eshte e gjalle dhe rendesishme brenda LDK, ai eshte i vetmi qe e ka taku gjalle e nuk ka qene nxenes ne vizite ne presidence me rastin e 2 Korrikut.

Per sa i perket PDKes, ju dergoj mendimin me email se u lodha me LDKen, ?

*le te jete e postuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat