Dy persona të plagosur, Policia jep detaje për përleshjen me armë te Rruga B

Aktuale

Dy persona të plagosur, Policia jep detaje për përleshjen me armë te Rruga B

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 23:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë plagosur si pasojë e gjuajtes me armë në “rrugën B” në Prishtinë. Sipas Policisë, njëri prej tyre ishte një kalimtare e rastit e cila u plagos në këmbë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se Policia është detyruar të përdorë armët për shkak të situatës së krijuar.

Të lënduarit janë duke pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:07 në ‘rrugën B’ në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë. Sipas informatave të para persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë. Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila per momentin gjendet në emergjencë”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat