Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se janë në pritje të PDK-së për këtë çështje

Aktuale

Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se janë në pritje të PDK-së për këtë çështje

Nga: A.M. Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:50
Blerim Sallahu

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Mirëpo, disa nga partitë tjera politike nuk janë ndarë të kënaqura me rezultate e tyre.

Ka nga ato që kanë kërkuar rinumërim të vota. E një kërkesë të tillë e ka bërë Aleanca Kosova e re, e cila në këto zgjedhje ishte në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Për këtë ka reaguar këshilltari ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, Blerim Sallahu.

Ai përmes një postimi  në Facebook, ka thënë se janë në pritje të një ankese të tillë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Postimi i plotë:

AKR veç paska kërkuar rinumërim të të gjitha votave në çdo vendvotim në Kosovë.

LDK përbëhet jo veç prej akademikëve...

Jemi në pritje të ankesave brenda listës së PDK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat