Baraliu tregon si e parashikoi saktë rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë

Aktuale

Baraliu tregon si e parashikoi saktë rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 21:37
Bleron Baraliu

Analisti Bleron Baraliu ka treguar se çfarë metode ka përdorur që të arrijë tek parashikimi i saktë i rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Baraliu ka përdorur metoda online që të tregojë parashikimin e tij. Baraliu ishte ndër parashikuesit e rrallë që ishin shumë afër rezultatit të zgjedhjeve.

KQZ ka publikuar rezultatet preliminare dhe tani mbeten vetëm edhe numërimi i votave nga mërgata dhe atyre me kusht që të arrihet rezultati përfundimtar.

Baraliu tregoi çfarë metode përdori dhe për sa kohë me radhë e provoi këtë metodë.

“Nuk është profesioni im. Është puna e parë apo e dytë. Për herë të parë e pata provuar më 2014. Kam përdorur metoda jokonvencionale. Për të thënë mënyra se si bëhet matja e trendit etj… matja e opinionit ose në përgjithësi intelegjenca rreth të dhënave është në një nivel tjetër. Çka quhet data science, apo intelegjencë artificiale. Edhe pse ajo nuk ekziston, por metoda që i afrohen asaj. Janë të sasisë të mëdha, por njeriu mund të ndërhyjë dhe pastaj krijon një sistem të cilin e menaxhon. Janë disa faktorë të cilët ndikojnë në zgjedhje, dhe në bazë të lëvizjeve të këtyre faktorëve, i merr këta dhe i shikon ka po shkojnë dhe paradigmat. Mund të jetë një faktor papunësia apo faktori anti-amerikan. Disa që krijon sisteme dinamike dhe krijon prerje të cilat janë matje”, tha ai.

Baraliu po ashtu tha se LDK ka luftuar me AAk’ne per poziten e trete, por qe ne fund krijoi shkeputje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat