Çështja e dialogut me Serbinë, Lajçak paralajmëron vizitën në Kosovë për ta takuar Kurtin

Aktuale

Çështja e dialogut me Serbinë, Lajçak paralajmëron vizitën në Kosovë për ta takuar Kurtin

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 21:48
Albin Kurti, Miroslav Lajçak

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së shpejti pritet që të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

Ai pritet ta takojë në Prishtinë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti partia e ti cilit doli e para në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Lajçak tha se do të diskutojnë rreth bashkëpunimit mes tyre dhe rreth çështjes së vazhdimit të dialogut me Serbinë.

“Në Kosovë nuk do të mbetet më krejt njëjtë, sepse së shpejti do të kemi Qeverinë dhe Kryeministrin e ri dhe kjo qeveri do të ketë mandat shumë të fortë. Kjo është situatë e re. Së shpejti unë vizitoj Prishtinën dhe Beogradin. Në Kosovë do të flas me fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti, rreth bashkëpunimit tonë dhe vazhdimin e dialogut”, tha Lajçak për Radio Televizionin e Malit të Zi.

Diplomati sllovak u tregua i rezervuar kur u pyet për rezultatin final të marrëveshjes në bisedimet mes të dyja vendeve.

BE-ja pritet t’ia zgjasë mandatin Lajçakut si Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi edhe për një vit. Ai erdhi në këtë pozitë më 3 prill 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat