Vetëvendosje i reagon Enver Hasanit, zbulon planin për dekretimin dhe formimin e qeverisë

Aktuale

Vetëvendosje i reagon Enver Hasanit, zbulon planin për dekretimin dhe formimin e qeverisë

Nga: A.Zh Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:59
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Këshilltari ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka reaguar pas deklaratës së ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasanit, i cili ka thënë se u.d e Presidentit, Vjosa Osmani, nuk mund ta caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë.

Sallahu e ka quajtur boshe këtë deklaratë të Hasanit, duke thënë se nuk ka mbështetje kushtetuese, përcjell Bota sot.

Ai ka paralajmëruar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, do të dekretohet i nominuari për kryeministër Albin Kurti nga u.d e Presidentit, Vjosa Osmani e pas kësaj do të votohet Qeveria “Kurti II.

Reagimi i Sallahut në Facebook:

Nuk duhet as t'i kushtohet vëmendje deklaratës së Enver Hasanit lidhur me renditjen e zgjedhjes së përfaqësuesve të institucioneve kushtetuese.

Është deklaratë boshe dhe pa mbështetje kushtetuese.

Pas certifikimit të rezultateve brenda afatit ligjor do të bëjmë propozim për nominim të kryeministrit të ardhshëm te U.D Vjosa Osmani, pastaj do të nxirret dekreti mbi bazën e atij nominimi, pastaj, do ta thërrasim seancën plenare, do të zgjidhet kryesia e Kuvendit dhe do të votohet Qeveria Kurti II.

Në seancat e radhës do të vazhdohet me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat