Publikohet dosja për vrasjen e Xhemajl Mustafës, vjen reagimi i parë nga vajza e tij

Aktuale

Publikohet dosja për vrasjen e Xhemajl Mustafës, vjen reagimi i parë nga vajza e tij

Nga: N. H Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 00:09
Xhemajl Mustafa, foto ilustrim nga “Bota sot”

Berianë Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, i cili ishte këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka reaguar shkurt pasi në media janë publikuar disa dosje të UNMIK-ut, që hedhin dritë rreth vrasjes së babait të saj.

Mustafa shkurtimisht ka shkruar se, “E tash qysh e patë emrin LIRIA”.

Kujtojmë se dokumente zyrtare të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, të siguruara nga një media vendore, për disa vrasje të pasluftës në Kosovë dhe tentim-vrasje, e përfshijnë një ish-deputet të Kuvendit të Kosovës.

Xhemajl Mustafa, u vra në Prishtinë, më 23 nëntor 2000, në hyrje të apartamentit të tij.

Ai u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat