LAJMI I FUNDIT: Kjo ishte shkalla e tërmetit në Gjilan

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Kjo ishte shkalla e tërmetit në Gjilan

Nga: A.Zh Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

(E plotësuar 18:21) - Instituti Sizmologjik jep detaje për tërmetin që goditi Kosovën

Instituti Sizmologjik i Kosovës ka dhënë detaje për tërmetin që u ndje më herët sot gjatë ditës në vendin tonë.

Drejtori i këtij instituti, Shemsi Mustafa, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se lëkundjet saktësisht janë ndjerë rreth orës 16:46.

Ai ka thënë se magnitude ka qenë 2.7 shkallë të rihterit.

Mustafa po ashtu ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar, dhe është ndjerë dukshëm në rajonin e Gjilanit.

Postimi i plotë:

Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 10 km.

Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit. 

***

Tërmeti që u ndie para pak minutash në Gjilan, ishte 2.5 sipas shkallës së Rihterit.

Epiqendra e dridhjes, sipas faqes që bën regjistrimin e tërmeteve në botë, ishte 13 km në lindje të Zhegrës, konkretisht në kufirin me Serbinë apo 13 km në juglindje të Gjilanit.

Image

***

Lëkundje tërmeti janë dëgjuar sot në qytetin e Gjilanit.

Lëkundjet janë ndier rreth orës 16:46, raporton “Bota sot”.

Sipas banorëve, dridhja është ndier shumë.

Nuk dihet ende epiqendra e tërmetit.

“Bota sot” do t’iu mbajë të informuar./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat