​Fatmir Limajn e përlotin fotografitë e Jakup Krasniqit në përqafim me të birin: Shumë e rëndë…

Aktuale

​Fatmir Limajn e përlotin fotografitë e Jakup Krasniqit në përqafim me të birin: Shumë e rëndë…

Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 21:08
Fatmir Limaj

Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, për arsye humanitare, ka shkaktuar shumë emocione kur ish-kreut të Kuvendit i erdhi momenti për t’u kthyer në Hagë. Pamjet duke u përfqafuar me të birin dhe familjarët e tjerë, kanë përlotur të gjithë.

Këtë moment, derisa e ka komentuar në studion e Frontal në T7, Fatmir Limaj është përlotur.

“Ai është shumë i fortë, jeta e ka forcuar, është vështirë bacin Jakup me pa….më falni për emocionet, por është jashtëzakonisht shumë e rëndë”, tha Limaj në Frontal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat