Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka vlerësuar si zhvillime të rëndësishme për Kosovën prodhimin e robotit ushtarak dhe zgjerimin e operimeve të kompanisë ajrore Wizz Air
Përmes një postimi, Azemi ka theksuar se roboti ushtarak, i projektuar në Amerikë dhe i prodhuar në Kosovë, përbën një hap të rëndësishëm në fuqizimin e industrisë ushtarake, ndërsa shtimi i tetë linjave të reja ajrore nga Aeroporti i Prishtinës pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në ekonomi.
Postimi i plotë:
Roboti ushtarak i projektuar në Amerikë e i prodhuar në Kosovë është hap i rëndësishëm në fuqizimin e industrisë ushtarake në Kosovë.
Po ashtu hapja e Wizz Air edhe në Kosovë dhe shtimi i paralajmëruar i 8 linjave të reja nga Airoporti i Prishtinës dhe anasjelltas, janë lajme shumë të rëndësishme që padyshim kanë ndikim të drejtëpërdrejtë edhe ekonomik. ✌️