Ish-shefi i PTK-së ia kujton Qeverisë Hoti vendimin e “harruar”

Aktuale

Ish-shefi i PTK-së ia kujton Qeverisë Hoti vendimin e “harruar”

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 20:12
Shyqyri Haxha

Ish-shefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, ka reaguar pasi Qeveria Hoti, ani se situata me infektimet në Britani të Madhe ka ndryshuar për të mirë, ajo po mban ende të bllokuara fluturimet me këtë vend.

Haxha, përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur këtë vendim të 'harruar' derisa i ka bërë thirrje Qeverisë që t'i lejojë fluturimet.

Shkrimi i plotë:

Me shkas: U bënë pothuaj 3 muaj që kur qeveria në ikje Hoti ka ndaluar të gjitha fluturimet direkte nga Britania e Madhe për në Kosovë. E kuptoj se një vendim i till në Dhjetor ishte i doemosdoshëm për shkak të rritjes se numrit të infektimeve me Covid-19 në Britani, por tashmë situata ka ndryshuar dhe kjo qeveri natyrisht se është e njoftuar se numri i infeksioneve në Britani ka rënë, gjithashtu pothuaj mbi 14 milion banorë me shkallë të lartë të rrezikshmëris janë vaksionuar.

Qeveria në ikje Hoti ende vazhdon të mbaj të suspenduar fluturimet nga Britania e Madhe, edhe pse dihet fare mire se gjatë fushatës zgjedhore nuk ka respektuar kufizimet të cilat vetë i ka propozuar. Po duket si një vendim i 'harruar' dhe do të isht mire që lejohen fluturimet nga Britania për shumë arsye, një ndër këto arsye është se me këtë suspendim po dëmtohet edhe bugjeti i Kosoves si dhe për faktin se bashkatdhetarët tanë janë duke u detyruar të shfrytëzojnë rrugë alternative përmes Shkupit dhe vendeve tjera të BE-së për të ardhurë në Kosoves. Me një fjalë, bashkatdhetarët tanë po maltretohen, si dhe bugjeti i Kosovës po dëmtohet. Do të ishte e rrugës që të lejohen fluturimet direkte nga Britania e Madhe për në Kosovë sepse edhe ashtu fluturimet nga BE janë duke u zhvilluar pothuaj normal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat