Sami Lushtaku tha kurrë koalicion me Albin Kurtin, vjen reagimi i ish-komandantit të UÇK-së: Palaço, banda Thaçi, Veseli e Lushtaku

Aktuale

Sami Lushtaku tha kurrë koalicion me Albin Kurtin, vjen reagimi i ish-komandantit të UÇK-së: Palaço, banda Thaçi, Veseli e Lushtaku

Nga: N. H Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Hashim Thaçi, Sami Lushtaku dhe Kadri Veseli

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka treguar nëse partia e tij e konsideron të mundshëm një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai është shprehur kategorikisht kundër një marrëveshjeje bashkëpunimi me partinë e Albin Kurtit, por thotë se ky është vetëm mendim i tij personal dhe jo qëndrim i partisë.

“Nuk është mendim i partisë… është mendim i jemi: unë kurrë nuk kisha bo hiç! Por nëse partia vendos është çështje tjetër, mendimi jem është JO me Albin Kurtin; ai e ka fituar garën ai le të ballafaqohet me ato që ai ka qenë kundër gjithmonë.”, ka thënë Lushtaku.

Në lidhje me deklaratat e Lushtakut, se kurrë nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, fol ish-komandanti i UÇK-së, Naim Miftari.

Miftari përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se këto deklarata të Lushtakut vijnë, pasi ky i fundit e di se kjo parti nuk bën kurrë koalicion me bandën e PDK-së.

Ja shkrimi i tij:

Image
Naim Miftari

Rrushi i tharbët

Po pasi ky palaço multi-milioneri i keqpërdorimeve e di fort mirë se LVV-ja dhe Albin Kurti nuk do të bënin kurrë qeveri me PDK me bandën e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Sami komandantit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat