Moderatori i RTK-së jep versionin e tij se përse Kadri Veseli ia kishte bërë me sy në emision

Aktuale

Moderatori i RTK-së jep versionin e tij se përse Kadri Veseli ia kishte bërë me sy në emision

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Kadri Veseli

Gazetari Ridvan Berisha, i cili është përfolur shumë për intervistën e tij me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, dje ka folur për këtë ngjarje.

Ridvan Berisha, teksa ka dhënë versionin e tij, ka thënë se aty nuk ka pasur kurrfarë presioni apo diçka të ngjashme.

Sipas Berishës, aty ishte paraqitja e parë e Kadri Veselit në televizion dhe kishte presion të jashtëzakonshëm.

Berisha më tutje tha se Veseli në ato momente kishte pasur problem me frymëmarrje.

“Kjo me Kadriun, u kanë paraqitja e parë e tij, edhe ka qenë në presion të jashtëzakonshëm, pernime ka pas problem me frymëmarrje, krejt menojshin që m’kanë ba presion, edhe m’vetshin, a t’ka ba presion, a t’ka ba presion”, është shprehur Berisha në ATV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat