Pas dorëheqjes së Hysni Gërgurit nga LDK, vjen reagimi i parë nga kjo parti

Aktuale

Pas dorëheqjes së Hysni Gërgurit nga LDK, vjen reagimi i parë nga kjo parti

Nga: N. H Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:19
Lidhja Demokratike e Kosovës

Pas dorëheqjes së Hysni Gërgurit, nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri, ka reaguar kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Tahiri përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka falënderuar Gërgurin për kontributin e tij të dhënë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë. Bashkë kemi fituar në zgjedhjet e vitit 2017, bashkë do të fitojmë sërish në Vushtrri e në gjithë Kosovën”, ka shkruar mes të tjerave Tahiri, në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Image
Tahiri dhe Gërguri

Ja reagimi i tij i plotë:

I dashur Dr. Hys,

Miq e aktivist të LDK-së,

Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë.

Bashkë kemi fituar në zgjedhjet e vitit 2017, bashkë do të fitojmë sërish në Vushtrri e në gjithë Kosovën

LDK mbetet përgjithmonë familja jonë e përbashkët!

Zoti ju bekoftë!

Mirënjohës gjithmonë për bashkëpunimin tonë!

Me respekt,

Xhafer Tahiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat