Borrell dhe Varhelyi: BE do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë

Aktuale

Borrell dhe Varhelyi: BE do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:29
Borrell dhe Varhelyi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Joseph Borell dhe Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi i dërguan një letër Ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq duke deklaruar se Bashkimi Evropian është e përkushtuar të vazhdojë mbështetjen intensive për Ballkanin Perëndimor në përgjigje të COVID-19, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

Letra, të cilën Borell dhe Varhelyi dërguan gjithashtu në emër të Presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, ndoqi në përgjigje të fjalës së shefit të diplomacisë malazeze drejtuar zyrtarëve më të lartë të BE-së, kur ai theksoi rëndësinë e punës së përbashkët në trajtimin e pandemisë.

“Letra thekson se BE-ja ka një përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar partnerët nga Ballkani Perëndimor dhe se krijimi i një mekanizmi të BE-së do të siguronte qasje të përbashkët në një pjesë të 2.3 miliardë dozave të vaksinave të siguruara nga BE-ja, brenda Ekipit Evropë, e cila mund të përfitojë kryesisht nga punonjësit shëndetësorë”, tha ministria në një deklaratë.

Zyrtarët e BE-së theksuan se në këtë krizë, bashkëpunimi dhe solidariteti janë më të rëndësishëm se kurrë, duke kujtuar se Bashkimi Evropian tashmë ka dhënë mbështetje të konsiderueshme për të ndihmuar rajonin të përballet me pandeminë.

Përveç kësaj, shtohet se plani ekonomik dhe investues i nisur për Ballkanin Perëndimor përfshin një paketë të konsiderueshme investimesh me vlerë deri në 9 miliardë euro, e cila synon të nisë investime me vlerë deri në 20 miliardë euroshe për të mbështetur një ekonomi moderne, të gjelbër dhe një rimëkëmbjen shoqërore.

“Të jeni të sigurt se Komisioni Evropian është i përkushtuar të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë në trajtimin e kësaj krize. Vaksinimi i shpejtë në Ballkanin Perëndimor do të jetë thelbësor në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e një rimëkëmbje socio-ekonomike”, shkruan në letër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat