Mushkolaj e thumbon pak Ahmetin: Ambasada Amerikane na i kallëzon problemet e Prishtinës, kryetari merret me analiza politike

Aktuale

Mushkolaj e thumbon pak Ahmetin: Ambasada Amerikane na i kallëzon problemet e Prishtinës, kryetari merret me analiza politike

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 22:32
Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj, e ka thumbuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin thotë se po merret me analiza politike, e jo me problemet e Prishtinës.

Mushkolaj, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se përderisa Ambasada Amerikane njofton për ajrin e ndotur dhe mungesën e hapësirave të gjelbra në Komunën e Prishtinës, kryetari i kësaj komune ka vëmendjen diku tjetër.

“Ambasada Amerikane na kallxon qysh jetohet n’Prishtinë: Probleme me ajrin e ndotur, me hapësirat e pakta të gjelbra, me shanset e vogla për aktivitete në hapësirat e jashtme dhe me infrastrukturën e keqe, me qen endacakë që mund të jenë agresivë kur janë të uritur. Ndërkohë kryetari merret me analiza politike”, deklaroi Mushkolaj.

Reagimi i tij vjen pas publikimit të detajeve prej gazetarëve të ‘Politico’-s nga kabllogrami i Ambasadës Amerikane, të nënshkruar nga ambasadori Philip Kosnett. Në këtë kabllogram, flitet për menaxhim jo-efikas të situatës së pandemisë Covid-19, si dhe rrezikut nga qentë endacakë.

“Edhe para COVID-19, Kosova është vend i vështirë për të shërbyer, me ndotje të lartë të ajrit, pak hapësira të gjelbërta, pak mundësi për aktivitete në natyrë dhe me infrastrukturë të keqe. Prishtina madje ka “tufa të kudondodhura të qenve endacakë”, që mund “të jenë agresivë kur janë në kërkim të ushqimit”. Për këtë dhe arsye të tjera, stafi i Ambasadës në masë të madhe janë mbyllur brenda gjatë krizës së COVID-19”, thuhet në kabllogram, sipas ‘Politico’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat