Gjysëm-milionere, kjo është vetura luksoze që vozit Duda Balje

Aktuale

Gjysëm-milionere, kjo është vetura luksoze që vozit Duda Balje

Nga: H.O. Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 08:36
Duda Balje

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje njihet për paraqitjet e saj me plotë stil dhe elegancë. Ajo ka fituar votat e mjaftueshme të komunitetit boshnjak për të qenë zëri i tyre për disa mandate.

Duke qenë në këtë pozitë, Duda Balje ka publikuar pasurinë e saj në Agjencionin Kundër Korrupsionit. Ajo ka deklaruar pasurinë e saj dhe të bashkëshortit që kalon vlerën e gjysëm milionit.

Kështu, Duda Balje ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme 510 mijë euro pasuri duke përfshirë shtëpi, tokë dhe lokale.

Ajo vozit një veturë luksoze në vlerën 25 mijë euro, Audi A4, derisa bashkëshorti i saj, një Toyota 17 mijë euro.

4, 700 euro janë paratë e kursyera të saj, ndërsa nuk ka deklaruar të ketë borxhe apo kredi.

Të hyrat vjetore të saj dhe bashkëshortit kalojnë mbi 42 mijë euro.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat