“Urgjencë shtetërore” – kërkohet intervenimi i Gjykatës Kushtetuese kundër Listës Serbe

Aktuale

“Urgjencë shtetërore” – kërkohet intervenimi i Gjykatës Kushtetuese kundër Listës Serbe

Nga: N.Sh Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 09:38
Lista Serbe

Lista Serbe, e cila dirixhohet nga Serbia, konkretisht nga Aleksandër Vuçiqi, ka ndërhy në zgjedhjet në Kosovë. Kjo Listë, po synon që pos 10 vendeve të garantuara për komunitetin serb, të merr edhe gjashtë apo më shumë deputetë të pakicave nën menaxhim. Kështu kanë deklaruar kryetarët e partive të minoriteteve.

Ish-deputetët e komuniteteve jo-serbe thonë se Lista Serbe ka arritur marrëveshje të fshehtë me disa nga partitë e minoriteteve. Ish-deputetja e komunitetit boshnjak Duda Balje thotë se Lista Serbe falë bashkëpunimit jo fer me minoritetet, tashmë i ka nën menaxhim 16 deputetë.

“Adriana Hoxhiq ka qenë kryesorja (në këtë bashkëpunim me Listën Serbe) Ajo ka marrë 6 mijë vota nëpër komunat serbe. Në këtë moment Lista Serbe ka 16 deputetë”, ka thënë Duda Balje.

Edhe ish-deputeti Veton Berisha thotë se Lista Serbe tashmë i ka nën menaxhim 16 deputetë.

“Duket që kjo dukuri është mjaft mirë e organizuar. Si është e mundur që një parti që është formuar një javë para zgjedhjeve merr një numër aq të madh të votave. Kjo është qartazi një gjë e kurdisur. Sipas asaj që po e shohim mund të them lirisht se Lista Serbe i merr 16 deputetë nën menaxhim”. Por, Emilia Rexhepi nga partia NDS thotë se Lista Serbe ka bërë plan me Adriana Hoxhiqin dhe Vakatin. “Kjo nuk është mirë për komunitetin boshnjak dhe kjo është shkelje e Kushtetutës së Kosovës”, deklaroi Rexhepi.

Mirëpo, nëse ndodh kështu, me këto partitë e minoriteteve në Kosovë, që Lista Serbe akuzohet se ka bashkëpunuar për të rritur numrin e deputetëve, atëherë ka rrezik që kjo Listë të dalë në vendin e dytë për nga numri i deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Për këtë, ka reaguar ish-eprori i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili kërkon nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që të mbron interesin e Kosovës dhe të intervenojnë kunër Listës Serbe. Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, votat e Listës Serbe duhet të u kthehen minoriteteve të tjera.

“Urgjencë shtetërore Gjykata Kushtetuse e Kosovës edhe pse në fakt lodër e Hashim Thaçit (PDK), por edhe e Isa Mustafës (LDK) të mbron interesin shtetëror të intervenojnë urgjentisht kundër Listës Serbe, që votat e minoriteteve tjera të ju kthehen mbrapsht minoritarëve e jo Lista e Beogradit t’i merr dhe të bëhet partia e dytë në Kosovë për nga deputetët edhe pse vetëm 4 % të qytetarëve të Kosovës janë Serbë!”, shkruan ai.

Ndryshe, kryetari i Kolicionit Vakat, Rasim Demiri ka thënë se partia e tij nuk ka pasur asnjë arsye për t’u bërë pjesë e ndonjë marrëveshjeje me Listën Serbe. “Duda Balje po na sulmon por unë iu bëjë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë çdo votë që ka ardhur për koalicionin tonë”, deklaroi Demiri. Demiri është zotuar se deputetët e Koalicionit vakat nuk do të bëhen pjesë e Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat