Tri bizneset e Fisnik Ismailit e pësojnë keq nga pandemia

Aktuale

Tri bizneset e Fisnik Ismailit e pësojnë keq nga pandemia

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:36
Fisnik Ismaili

Pandemia globale Covid-19, ka bërë që të ndikojë negativisht në ekonomi, duke bërë kështu që të mbyllen shumë biznese dhe vende të punës.

Si pasojë e saj kanë pësuar edhe tri biznese të ish deputetit, Fisnik Ismailit, i cili përmes një reagimi ka thënë se që nga fillimi i pandemisë bizneset e tij kanë pësuar keq edhe nga shkurtimi i orarit dhe masat tjera.

Ismaili u ka bërë thirrje publike institucioneve që të mos marrin masa rigoroze më, ku përfshihet shtrëngimi i bizneseve.

“Mos t'ju shkon mendja me i shtrëngue bizneset ma, mbasi e banët m*t me apetitet politike! S'paguej asnjë cent për pasojat e veprimeve tueja, e as nuk e kam njet me e lanë dikon me më mbyllë ma, përderisa i kqyri veç punët e mia!”, ka shkruar ai.

Kjo pasi sipas tij, gjatë gjithë kësaj kohe, subjektet politike kanë shikuar vetëm interesin e tyre.

Postimi i tij:

Prejse ka nisë pandemia, të tri bizneset që i kam kanë pësue shumë keq, e në veçanti palestra Transformohu edhe restoranti Ha Mirë, jo vetëm nga ndalesat e shumta, por edhe nga shkurtimi i orarit e shpenzimet e mundi shtesë me rregullat e reja, kujdesi në pastërti e mirëbajtja.

Karrota u relativisht kfill në momentin që na lanë me dalë nëpër zyre, sepse sa ishim mbyllë, ishte e pamundun me veprue.

Gjatë krejt kësaj kohe kam qenë super i kujdesshëm, tuj ba thirrje mos me dalë përveç nëse është e domosdoshme, s'kam qarkullue thuajse kurrkah tjetër pos te bizneset e mia, i kam kqyrë punët e mia, e qebesa edhe jam mundue, përmes Karrotës, me takat, me i ndihmue edhe bizneseve tjera e ekonomisë në përgjithësi, duke ulë çmime e duke pritë për pare.

Kur po dal në ndoj kafeteri/restorant tjetër, në raste shumë të rralla edhe gjithmonë në takime pune, po më duket thue se jam në ndonjë shtet tjetër, qaq moti që s'kam dalë anipse edhe COVID-in e kam kalue.

Tanë këtë kohë, krejt subjektet politike, ama bash krejt, e kanë kqyrë bothën e vetë. Sa tregohen kishe të kujdesshëm për popullin, në momentin që i duhet populli, e nxjerrin jashtë në turma pasojat e të cilave na, bizneset, po i hajmë në fund.

Gjithmonë po është ai arsyetimi "Hajt, se COVIDI s'po mytë qaq shumë njerëz", duke i injorue pasojat që po ua len edhe atyne që po e kalojnë, veç me ba fotografi me popullin që po i përkrahë. Qaj i njajti popull që tash s'po i ha l.. ma, po del kafiqave e nejave, cop po bahet, se ju iu thatë që n'rregull është me dalë.

Në fund, po dëgjoj paralajmërime se mundet me pasë ndalesa të reja. A e dini çka? Veç duheni me m'ngrehë zhag në burg, se unë ma as nuk e mbylli veten, as bizneset e mia, sepse juve po ju çohet me ba ndalesa, mbasi vetë e banët m...!

Me qenë që krejt i këqyrin punët e veta, e respektojnë distancën sociale edhe PUNOJNË, sot s'i kishim pasë këto probleme, e tash, për qefet politike, e qefet e halllkit që dalin pa u mërzitë, ma nuk e ha unë, që po punoj ditë e natë qe sa kohë, edhe nuk e kam njet me e respektue asnjë ndalesë.

Hajdeni, dënojeni punëtorin që po mundohet, e militantat e qeflinjtë mos i ngucni, sepse qasi populli i m... gjithë kemi qenë: Ai që punon gjithë e ka hangër, e parazitat kanë ba qef.

Mos t'ju shkon mendja me i shtrëngue bizneset ma, mbasi e banët m.. me apetitet politike! S'paguej asnjë cent për pasojat e veprimeve tueja, e as nuk e kam njet me e lanë dikon me më mbyllë ma, përderisa i kqyri veç punët e mia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat