Vjosa Osmani drejt mandatit të parë si presidente, deputetët do t'ia bëjnë kuorumin

Aktuale

Vjosa Osmani drejt mandatit të parë si presidente, deputetët do t'ia bëjnë kuorumin

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:36
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Kanë mbetur edhe dy-tre ditë deri përfundimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht e rinumërimi i rreth 500 vend votimeve, pastaj edhe certifikimi i rezultateve nga ana e KQZ-së.

E derisa precesi në fjalë po shkon drejt fundit, pritet të sjelli edhe disa risi. 

Në anën tjetër subjekti fitues i këtyre zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ndihet komod me rezultatet e zgjedhjeve e të cilat vazhdojnë të rriten nga votat e diasporës. 

Derisa subjektet tjera po frikësohen në rënie e rezultatit e humbje deputetësh e njëra nga ato tani më po përjeton makth se i humb edhe pragun të cilin e kishte kaluar, në bazë asaj që po shihet nga numërimi i votave nga jashtë, atyre me kushte dhe tashmë edhe rinumërimi. 

Sipas informacioneve, VV-ja do t'ia mësyejë e vetme të krijojë krejt institucionet pasi që deri tash kanë numra të mjaftueshëm rreth 63 me dy subjekte minoritare që të zgjedhdin kryeministrin, kryeparlamentarin e presidenten.

E në anën tjetër, Syri nga burimet e saj ka mësuar se zgjedhjen e presidentit pritet të ketë kuorum nga mbi 80 deputetë dhe atë që pos LDK-së, ku disa deputetë kanë paralajmëruar edhe votën e tyre për liderët e këtyre institucioneve, mbështetja e kuorumit do të jetë edhe nga PDKa e Lista Serbe, por nuk dihet edhe a doa ta votojnë. 

Mandatari i Qeverisë pritet të jetë Albin Kurti kryeministër me kabinetin qeveritar, kryeparlamentar Glauk Konjufca dhe presidente Vjosa Osmani.

Albin Kurti tha se përveç Listës së Vjosa Osmanit, partia e tij nuk sheh partnerë tjerë të mundshëm në asnjë nga partitë e “regjimit të vjetër”.

Ai shprehu synimin e tij për të kërkuar mbështetje nga përfaqësuesit e pakicave joserbe dhe ligjvënësit individualë të opozitës që vendosin të përfaqësojnë zgjedhësit e tyre më shumë sesa partitë të cilave u përkasin.

Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyqi, tha se Partia Demokratike e Kosovës do të jetë në opozitë, duke respektuar procesin zgjedhor.

"Ne kërkojmë që qeveria të formohet sa më parë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve", tha Avni Bytyqi.

Sipas tij, çështja e Presidentit është herët për të diskutuar. Presim një herë konstituimin e Kuvendit, pastaj me radhë PDK-ja do të ketë qëndrime zyrtare në raport me qeverinë dhe Presidentin/en e vendit.

Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, tregoi se ky subjekt gjithnjë ka qenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ai tregoi se kanë fituar dy mandate deputeti dhe se nuk nuk do të jenë pengesë e proceseve të rëndësishme të Kosovës.
 
Ai tha se kërkesat e këtij subjekti ende nuk i kanë bërë.  

Edhe Emilia Regjepi kryetare e Partisë së Re Demoktraike Boshnjake, tha se deputetët e ardhshëm të  Kuvendit të Kosovës do ta votojjnë për kryeministër Kurtin, kryeparlamentarin Konjufca dhe presidenten Osmanin.

Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresive Serbe, i cili ishte edhe pjesë e Qeverisë Kurti në të kaluarën, tha se akoma nuk e dia se a do të jenë pjesë e institucioneve të reja.

Nga ana tjetër, zyrtarë nga AAK-ja nuk kanë dashur të flasin lidhur me krijimin e institucioneve, duke thënë se janë duke pritur proceisn e numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht.

As nga LDK-ja nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj çështje.

Po ashtu, kryetari edhe kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, nuk është lajmëruar lidhur me kërkesat e tyre për tu bërë pjesë e institucioneve edhe pse e kanë të sigurt pjesëmarrjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat