Vazhdon kërkimi i Driton Stranës, Tahiri viziton njësinë e kërkim shpëtimit të FSK-së

Aktuale

Vazhdon kërkimi i Driton Stranës, Tahiri viziton njësinë e kërkim shpëtimit të FSK-së

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Driton Strana nga Vushtrria, është i zhdukur që nga data 9 shkurt i këtij viti

Kërkimet për të po vazhdojnë, mirëpo deri më tani nuk është arritur gjetja e 56-vjeçarit.

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vizituar njësinë e kërkim shpëtimit të FSK-së që po merret me kërkimin e personit të humbur Driton Strana.

Ai bëri apel te të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion për të, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

“Sot kam vizituar njësinë e kërkim shpëtimit të FSK-së në krye me rreshterin e klasit të parë Safet Kelmemdi, që po merret me kërkimin e personit të humbur Driton Strana, i zhdukur pa gjurmë që 9 shkurti 2021.

FSK, Policia dhe Drejtoria komunale e emergjencave po bashkëpunojnë ngushtë dhe janë në kërkim të z. Driton Strana, ndërsa kushdo që ka informata për këtë qytetar, luten që të lajmërojnë Policinë e Kosovës”.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat