Rrahja e djalit të Nenad Rashiq, ambasadori britanik thotë se dhuna është e papranueshme

Aktuale

Rrahja e djalit të Nenad Rashiq, ambasadori britanik thotë se dhuna është e papranueshme

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:53
Nicholas Abott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, ka reaguar ashpër pas raportimeve se është sulmuar djali i politikanit serb Nenad Rashiq.

Dhuna e tillë, qoftë fizike apo verbale është e papranueshme ndaj secilit, është shprehur Abbott, mes tjerash.

”Lajmi për një sulm ndaj djalit të Nenad Rashiqit është i neveritshëm çfarëdo qoftë motivi. Dhuna e tillë, qoftë fizike apo verbale, është e papranueshme ndaj askujt, por është veçanërisht tronditëse ndaj një personi të ri. Unë kërkoj që Policia e Kosovës të hetojë shpejt këtë incident dhe të gjejë ata që nxitën dhe morën pjesë në këtë incident”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat