Vetura e Mefail Bajqinovcit mori flakë, por sa ishte vlera e saj?

Aktuale

Vetura e Mefail Bajqinovcit mori flakë, por sa ishte vlera e saj?

Nga: H.O. Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:43
Mefail Bajqinovci

Dje pasdite është djegur vetura e ish deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Ai ka publikuar disa foto nga vetura duke u djegur dhe shkruan se ka arritë të dalë nga vetura pak para ndezjes.

“Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes, për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal. I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen”, shkruan ai.

Fatmirësisht ish deputeti ka shpëtuar nga ky rast, ndërsa dëmtime ka marr vetëm vetura e tij.

Por sa është vlera e kësaj vetura që u djeg dje?

Ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se vlera e veturës mund të jetë 15 mijë euro. Mirëpo, ai këtë e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtën veturë, mirëpo ai nuk ka deklaruar të ketë tjetër veturë./Bota sot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat