Sulmi ndaj djalit të Nenad Rashiq, profesori e ndërlidh me vrasjen e Oliver Ivanoviq

Aktuale

Sulmi ndaj djalit të Nenad Rashiq, profesori e ndërlidh me vrasjen e Oliver Ivanoviq

Nga: A.Morina Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 12:29
Oliver Ivanoviq

Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas sulmit brutal ndaj djalit të Nenad Rashiq.

Latifi këtë sulm e ndërlidhi me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke theksuar se secili politikan serb në Kosovë që nuk ndjek linjën e Vuçiqit ose i kundërvihet asaj, herët a vonë, do të përballet me masat e eleminimit jo vetëm politik, por edhe fizik.

“Ky është edhe një tregues që na dëshmon se diktatori i ri i Beogradit po rrëshqet me hapa të shpejtë në metodat e Vozhdit të Moskës për trajtimin e kundërshtarëve politikë”, shkruan Latifi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sulmi brutal ndaj djalit të Nenad Rashiqit prej nje bande adoleshentësh serbë, na flet shumë edhe për të vërtetën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Secili politikan serb në Kosovë që nuk ndjek linjën e Vuçiqit ose i kundërvihet asaj, herët a vonë, do të përballet me masat e eleminimit jo vetëm politik, por edhe fizik. Ky është edhe një tregues që na dëshmon se diktatori i ri i Beogradit po rrëshqet me hapa të shpejtë në metodat e Vozhdit të Moskës për trajtimin e kundërshtarëve politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat