Detaje të reja nga ikja e Baton Haxhiut nga Kosova dhe “vrasja” e tij gjatë luftës

Aktuale

Detaje të reja nga ikja e Baton Haxhiut nga Kosova dhe “vrasja” e tij gjatë luftës

Nga: N.Sh. Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përsëri ka vazhduar me reagime kundër gazetarit Baton Haxhiut.

Krejt kjo po ndodh pas publikimit të dosjeve të UNMIK-ut, dosje këto që mund të zbardhin të vërtetën e vrasjeve të zyrtarëve të lartë të LDK-së, pas luftës në Kosovë.

Miftari në reagimin e tij, kësaj radhe i ka bërë disa pyetje publike për Haxhiun.

Ai e pyet se cili institucion dhe cili person ia bëri kontaktet me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin pas ikjes së tij nga Kosova, ikje kjo sipas Miftari me përcjellje të autoblindave serbe deri në Han të Elezit.

Miftari thotë se kjo ishte koha kur e përhapi lajmin Baton Haxhiu se kinse është vrarë në luftë.

Ai vazhdon tutje se Haxhiu në Gjermani pastaj është ankuar te ministri gjerman Joshka Fisher se kinse është në rrezik prej UÇK-së.

Miftari i kërkon Baton Haxhiut të dal publikisht të thotë nëse kjo nuk është e vërtetë.

Postimi i plotë i Naim Miftarit:

Një pyetje publike për postierin e UDB-së serbe, Baton Haxhiun; cili institucion dhe cili person iu bëri kontaktet me Hashim Thaçin e Kadri Veselin pasi u përcille me autoblinda të JSO deri në Han të Elezit, kur ike'' nga Kosova me ndihmën e JSO Beretave të Kuçe të DBS serbe, koha kur përhape lajmin e rrem se kinse iu ka vrarë policia Serbe, pastaj si qajshe para ministrit Gjerman Joshka Fisherit dhe u ankojshe në UÇK se ata do të iu vrisnin juve!

Pyete Hashimin, Ramën e Vuçiqin, e dil e thuaj Baton publikisht se kjo nuk është e vërtetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat