Vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe rrahja e djalit të Nenad Rashiqit, ish-agjenti: Ja kush qëndron pas, përmend edhe emra

Aktuale

Vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe rrahja e djalit të Nenad Rashiqit, ish-agjenti: Ja kush qëndron pas, përmend edhe emra

Nga: N.SH Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:31
Oliver Ivanoviq

U bën disa vite prej që ndodhi vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës, por që askush deri më tani nuk është dënuar.

 Akuza ka pas nga më të ndryshmet, se pas vrasjes së tij, qëndrojnë Lista Serbe dhe politika e Beogradit.

Mirëpo deri më tani nuk kemi asgjë konkrete. Megjithatë, një skandal tjetër ndodhi në Kosovë, e që ka të bëjë pikërisht me serbë.

Djali i politikanit serb, Nenad Rashiqit është rrahur rëndë nga një grup prej 30 vetash. Kjo rrahje ishte e organizuar thotë Rashiqi. Ndërsa, për këtë sulm ndaj djalit të Rashiqit, ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari e akuzon Listën Serbe.

Sipas tij, kjo Listë qëndron prapa sulmit, por edhe prapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Miftari në një postim në Facebook, shton se, serbët në Kosovë, e sidomos Listën Serbe e kontrollon Andrea Vuçiq, vëllai i presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit. Ai thotë se përmes Radojqiqit dhe Veselinoviqit i kontrollon politikisht serbët në Kosovë, si dhe kontrabandën me naftë, barna, armë, cigare e drogë.

Reagimi i plotë i Naim Miftarit:

Lista Serbe është kukull e Andrea Vuçiçit ish oficer i VBA multimilioner (vëllai i Aleksander Vuçiqit), përmes Radojçiqit dhe Veselinoviçin kontrollon politikisht serbët e Kosovës, kontrollon kontrabandën me naftë, barna, armë, cigare, drogë...! Lista Serbe është dora e zgjatur e UDB-së dhe e Kishës Serbe, është një organizatë kriminele dhe terroriste duhet mu ndalu me ligj të Republikës së Kosovës. Lista Serbe qëndron pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit edhe sulmi ndaj djalit të Nenad Rashiqit është akt i përgatitur nga kjo Listë! Çdo serb që pranon shtetin e Kosovës dhe respekton Republikën tonë do të ndiqen, etiketohet, do të rrihet si tradhtar serb, kundërshtarët e kësaj Liste do të sulmohen edhe ndoshta edhe vriten si u vra Oliver Ivanoviqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat