Qytetari në Prishtinë e befason Duda Baljen, e ndal në mes të sheshit e ia thotë ca fjalë

Aktuale

Qytetari në Prishtinë e befason Duda Baljen, e ndal në mes të sheshit e ia thotë ca fjalë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:55
Duda Balje

Duda Balje si një prej politikaneve që përfaqëson ndër vite interesat e boshnjakëve në Republikën e Kosovës ka qenë në vëmendje të mediave vendore pas akuzave të bëra ndaj Ardiana Hoxhiqit për bashkëpunimin me serbët.

Balje ka thënë se Hoxhiq ka arritur të marr dy pozitat e rezervuara për boshnjakët në Kuvend me votat e marra nga serbët, dhe sipas saj një gjë e tillë është e kundërligjshme dhe duhet adresuar në Gjykatë Kushtetuese.

E duket se për këtë çështje Balje ka edhe përkrahjen e qytetarëve. Ajo sot është ndalur nga një qytetar në shesh, i cili i ka dhënë Baljes kurajo që të mos dorëzohet karshi Ardiana Hoxhiqit.

“Mos lëshoni pe, Adriana Hoxhiq i jep 6 mijë boshnjakë për një serb”,a ka thënë qytetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat