Krasniqi zbulon pse Aleksandër Lumezi mori aksionin e sotëm, e quan aksion spektakolar

Aktuale

Krasniqi zbulon pse Aleksandër Lumezi mori aksionin e sotëm, e quan aksion spektakolar

Nga: N.SH Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:46
Aleksander Lumezi

Policia e Kosovës, gjatë ditës së sotme ka zhvillua një aksion në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.

Departamenti i Krimeve të Rënda ka arrestuan disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Agim Nuha.

Për këtë aksion ka reaguar analisti politik dhe opinionisti Faik Krasniqi. Ai thotë se, sa herë i lëkundet pozita e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit, merr aksione të tilla.

Sipas tij, Kosova është e vjedhur dhe nuk është e varfër, ku shton se, duhet një grusht i fortë për t’i futur në burg të gjithë hajnat e politikës dhe parapolitikës.

Postimi i plotë:

Aleksandër Lumezit sa herë që i lëkundet pozita e kryeprokurorit të shtetit, ndërmerr aksione të tilla në mënyrë spektakolare, ku pastaj Gjykata t'i dënoj me kusht siç i ka dënuar me qindra-mijëra të tjerë. Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur. Duhet një grusht i fortë dhe i pamëshirshëm për t'i futur në burg të gjithë këta hajna të politikës dhe parapolitikës, të cilët me hajnitë e tyre Kosovën e kane sjellur në këtë gjendje. Këta hajna kanë pamundësuar hapjen e mijëra bizneseve në Kosovë. Kanë dhënë grante dhe subvencione njerëzve të tyre të afërt dhe prej atyre që kanë marre para. Kjo është arsyeja që Kosova nuk është zhvilluar ekonomikisht dhe kemi papunësi të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat