Analistët “deshifrojnë” ambiciet e Listës Serbe për të formuar komuna të reja boshnjake në Kosovë

Aktuale

Analistët “deshifrojnë” ambiciet e Listës Serbe për të formuar komuna të reja boshnjake në Kosovë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Ish-deputetja boshnjake Duda Balje thotë se Lista Serbe ka disa plane që të krijojë disa komuna boshnjake e që më pas të njëjtat të bashkohen me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sadri Rrmoku nga Instituti për Qeverisje Lokale thotë se komunat e reja nuk mund të themelohen pa u plotësuar disa kushte.

“Komunat e reja nuk mund të themelohen pa ndodhur ndonjë vlerësim i decentralizimit apo qëndrueshmërisë së atyre komunave. Ne tash i kemi 14 komuna që kanë më pak se 22 mijë banorë e që të njëjtat kanë probleme serioze në qëndrueshmërinë e tyre”, ka thënë Sadri Rrmoku.

Ai thotë më tej se komunat nuk mund të formohen për qëllime politike.

“Mbi të gjitha komunat mund të formohen nëse ato kanë qëndrueshmëri dhe funksionalitet”, tha Rrmoku.

Analisti Bekim kabashi thotë se Lisa Serbe ka për qëllim ta bëjë një gjë të tillë pasi që ajo dëshiron ta shtrijë ndikimin e saj në sa më shumë pjesë të territorit të Kosovës.

“Pas themelimit eventual të Asociacionit, Lista Serbe mund të ketë qëllim që në të ardhmen ta zgjerojë këtë rrjet me komuna tjera që të ketë kontroll sa më të gjerë në territorin e Kosovës. Sigurisht se Beogradi është duke shfrytëzuar edhe vakumin e sistemit zgjedhor të Kosovës”, deklaroi Kabashi.

Reagime të shumta ka pasur nga shoqëria civile pas pretendimeve se Lista Serbe po synon të ketë ndikim mbi deputetët e pakicave tjera në Kosovë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat