Skandali me hartën/ Lajmërohet më në fund Mirosllav Lajçak, ja çka thotë...

Aktuale

Skandali me hartën/ Lajmërohet më në fund Mirosllav Lajçak, ja çka thotë...

Nga: P.R Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 18:52
Harta e paraqitur nga Mirosllav Lajçak

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak u shfaq në një intervistë, ku prapa tij kishte një hartë ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Kjo shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano në një replikë në rrjetin social Twitter ka thënë se pretendimi që harta e shfaqur prapa shpinës së Emisarit Miroslav Lajçak me Kosovën brenda territorit të Serbisë është i rremë.

“Pretendimi për hartën është tërësisht i pavend dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është – në vijë me pozicionin e Flamurit të Bashkimit Evropian – neutrale ndaj statusit. Do t’u rekomandoja të gjithëve që të përqendrohen në çështje të vërteta që ndihmojnë për ta avancuar dialogun për normalizim, në vend se të përpiqen të fabrikojnë tregime të rreme”, ka shkruar Stano.

Por tashmë është lajmëruar vet Lajçak, i cili në një postim në twitter ka dhënë versionin e tij për hartën në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

“Derisa harta në zyrën time në një imazh të paqartë gjatë intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime, sot, unë po e ndaj një foto të saj nga afër. Është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu vija që ndan Kosovën nga Serbia”, ka shkruar Lajçak, përcjellë “Bota sot”.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat