Haxhi Avdyli: Në LDK duhet të kenë guxim t’i thonë Isa Mustafës “Mjaft më”

Aktuale

Haxhi Avdyli: Në LDK duhet të kenë guxim t’i thonë Isa Mustafës “Mjaft më”

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 23:43
Isa Mustafa, Haxhi Avdyli

Anëtari i Listës së VV’së në zgjedhjet e 14 shkurtit, Haxhi Avdyli, ka komentuar zhvillimet në ish-partinë e tij LDK.

Isa Mustafa ka paralajmëruar dorëheqjen ndërkohë që anëtarët e kryesisë ende nuk kanë folur se çfarë do të vendosin për të ardhmen e tyre.

Disa nga anëtarët kanë shprehur pakënaqësinë me lidershipin dhe kanë kërkuar dorëheqje.

Avdyli, që ishte përjashtuar nga LDK, ka thënë se në LDK duhet të ekzistojë guximi që të ketë ndryshim.

“Në LDK duhet të kenë guxim t’i thonë Isa Mustafës “Mjaft më””, ka thënë Avdyli.

Avdyli ishte përjashtuar nga dega e tij në Prizren, ndërkohë që tani është pjesë e listës së Vjosa Osmanit.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të LDK’së do të mbahen më 14 mars.

Mandati i kryetarit të ri nuk do të jetë i plotë por vetëm vazhdim i atij të Isa Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat