Stavileci: Produktet tona shkojnë deri në Azi

Aktuale

Stavileci: Produktet tona shkojnë deri në Azi

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 23:03
Zëdhënës i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci

Zëdhënës i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, është shprehur i kënaqur në lidhje me çështjen e eksportit të mallrave nga Kosova.

Në emisionin “7 Ditë me Panxhën” i foli rreth tregtisë së jashtme, duke theksuar se gjatë vitit të kaluar është arritur një rekord eksportesh të produkteve tona.

“Viti i kaluar ka qenë viti ndoshta që për herë të parë Kosova, ose ekonomia kosovare, ka ofruar gjysmë miliardi euro të eksportit të produkteve të ndryshme”.

“Është një arritje e gjithë prodhuesve të Kosovës që i kanë rritur kapacitetet e tyre dhe çdo ditë janë duke i plotësuar kushtet që nuk dallojnë nga produktet ndërkombëtare”.

“Kemi produkte tona që shkojnë deri në Azi, por si produkte të gatshme për konsum kryesisht shkojnë në vendet e rajonit si Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi, ndërsa produktet industriale shkojnë kryesisht në Unionin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat