A do t’ia bëj AAK-ja kuorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente? Flasin nga partia e Haradinajt

Aktuale

A do t’ia bëj AAK-ja kuorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente? Flasin nga partia e Haradinajt

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Në marrëveshjen parazgjedhore të arritur mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit janë dakorduar që kjo e fundit të kandidojë për Presidente të vendit.

Por edhe një subjekt tjetër politik po ashtu ka bërë publike kandidaturën e tyre për këtë post.

Disa muaj më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zyrtarizoi kandidaturën e Ramush Haradinaj si kandidat për President të Kosovës.

Por a pritet kjo parti të bëjë koorumin dhe ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente?

Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj tha se ende nuk kanë marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.Por ai theksoi se të njëjtit e kanë kandidatin e tyre për President.

“Nuk kemi marrë asnjë vendim, presim të certifikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Ne e kemi kandidatin tonë për President dhe ai është Ramush Haradinaj ” tha shkurt Demaliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat