Çështja Gucati dhe Haradinaj: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 9 prill 2021

Aktuale

Çështja Gucati dhe Haradinaj: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 9 prill 2021

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 21:46
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Zyra e Prokurorit të Specializuar do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 9 prill 2021 për çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Gjatë konferencës së sotme statusore në çështjen e Gucatit dhe Haradinajt, gjykatësi i procedurës paraprake në këtë çështje, Nikola Giju, ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 9 prill 2021, të dorëzojë dosjen e saj paraprake.

Kështu u tha në një njoftim të Dhomave të Specializuara.

Ndërsa, në seancën e sotme, avokatët e Gucatit dhe Haradinajt kanë kërkuar afat deri në korrik për ta dorëzuar dosjen paragjyqësore.

Kujtojmë se Gucati dhe Haradinaj për më shumë se 4 muaj po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat