Profesori befason me deklaratën: Çakorri u falë me “Aminin” e këtyre personave

Aktuale

Profesori befason me deklaratën: Çakorri u falë me “Aminin” e këtyre personave

Nga: M.H Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:10
Çakorri dhe Kulla e Zhlepit

Profesori dhe opinonisti nga Amerika, Binak Maxharraj përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me një deklaratë të kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ditë më parë tha që “presim që Kurti t’a kthej kufirin në Çakorr dhe Zhleb”, profesori shprehët që kjo kërkesë është e pamundur pasiqë sipas tij fal Hoxhajt, Thaçit, Veselit dhe Haradinaj ky kufi u dha falas.

Më tej, profesori shprehët që Hoxhaj duhet të kërkoj nga Thaçi, Veseli dhe Haradinaj ta kthejnë Çakorrin pasiqë ky kufi u dha nga ata, përcjell “Bota sot”.

Kthimin e Çakorrit dhe Zhlebit, Enver Hoxhaj po e kërkon në adresë të gabuar sepse ai e din fare mirë se Çakorri, Kulla dhe Zhlebi për Kosovën janë të humbur përgjithmonë me Aminin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafës, shkruan më tej profesori.

Postimi i plotë

Në një deklaratë aq e pa kripë dhe naive e Hoxhajt po e habit opinionin, i cili paska thënë këto ditë se:

Hoxhaj: Ne presim që Kurti t’a kthej kufirin në Çakorr dhe Zhleb

E pamundur është kjo të bëhet z.Hoxhaj.Ti ishe vetë ai kur një natë pa u mbajtë Seanca e Parlamentit për demarkacionin më Malin e Zi shkove natën në Podgoricë me Hashim Thaçin dhe e sollët një copë letër mashtruese nga Presidenti i Malit të Zi se gjoja demarkacioni do të rishqyrohet. Në bazë të kësaj Kryeministri Ramush Haradinaj ra në kurth.

Pra,me insistimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Musatafës dhe Ramush Haradinaj, (të cilët vota e popullit i dënojë pamëshirshëm më 14 shkurt 2021),atë natë Çakorri dhe Zhlebi i’u dha Malit të Zi falas, apo u shitë, një Zot e din, e ardhmja do të tregoi dhe këta katër cubat e Kosovës do të dënohen pameshirshëm.

E tash ky farë mjerani i PDK-së, Enver Hoxhaj po kërkon nga Kurti që ta kthej Çakorrin dhe zhlebin pas.

Në vend që Enver Hoxhaj po i drejtohet publikisht Albin Kurtit që ta kthej Çakorrin dhe Zhlebin, do të ishte më mirë që Hoxhaj të kërkonte nga Hashim THaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa që këtu ishte i përzier edhe vetë Hoxhaj që ta kthejnë Çakorrin dhe Zhlebin sepse vetë ata me duart e tyre, duke bërë presion dhe shantazhe me deputetë i detyruan ata më dhunë ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Pra, kthimin e Çakorrit dhe Zhlebit, Enver Hoxhaj po e kërkon në adresë të gabuar sepse ai e din fare mirë se Çakorri, Kulla dhe Zhlebi për Kosovën janë të humbur përgjithmonë me Aminin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafës që mallkimi i historisë do të bie mbi ta dhe familjet e tyre, sepse askush nuk mund të luaj me tokën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat