Gara për kryetar të LDK-së, Anton Quni e ka seriozisht: Ky është fati i Kosovës...

Aktuale

Gara për kryetar të LDK-së, Anton Quni e ka seriozisht: Ky është fati i Kosovës...

Nga: N. H Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 18:41
Anton Quni

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni ditë më parë e ka bërë publike se do jetë kandidat për postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Madje, përveç se ka zbuluar do të jetë kandidat për të parin e partisë më të vjetër në vend, ai ka bërë me dije se do ta rikthejë votuesin e humbur të LDK-së.

Quni duket se e ka shumë seriozisht garën për kreun e LDK-së. Ai në këto momente ka bërë edhe një shkrim në llogarinë e tij në Facbook, me që rast ka bërë një koment për fatin e LDK-së.

Sipas tij, fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Ky "relikt" nxitë kujtime të bukura por është i papërdorshëm. Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”.

Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat