Si mund të frenohet Serbia?

Aktuale

Si mund të frenohet Serbia?

Nga: A.SH Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 22:31
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka renditur disa nga veprimet të cilat BE dhe SHBA duhet t’ia imponojnë Serbisë për ta detyruar që ta njohë Kosovën si shtet.

Ndër këto veprime thotë se duhet bërë bllokimi i pasurive dhe pengimi i udhëtimeve i ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, përfshirë Daçiqin, Vuçiqin, Vulinin dhe të gjithë establishmentin e kohës së Millosheviqit.

Postimi në Facebook:

SI MUND TË FRENOHET SERBIA/Për ta frenuar Serbinë e sotme dhe për ta detyruar për njohjen e Kosovës si shtet, Bashkimi Evropian dhe SHBA paraprakisht duhet t’ia imponojnë Serbisë këto veprime:

1. Mbyllja e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish.

2. Detyrimi që Serbia të vendos sanksione ndaj Rusisë, siç kanë bërë BE dhe SHBA.

3. Derusifikimi i Gazpromit në Serbi, si element sigurie për BE.

4. Kapitulli 35 të nxirret më herët, e jo në fund të negociatave BE-Serbi.

5. Bllokimi i pasurive dhe pengimi i udhëtimeve i ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, përfshirë Daçiqin, Vuçiqin, Vulinin dhe të gjithë establishmentin e kohës së Millosheviqit

6. Reforma në drejtësi dhe liria e medieve në Serbi.

Pa këto ndryshime paraprake, Serbia nuk lëvizë asnjë milimetër nga pozita e vet esencialisht millosheviqiane. Kjo Serbi që shohim, nuk është fare e interesuar as për anëtarësim të plotë në BE. Këtë gjë byrokratët e Brukselit as nuk po e kuptojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat