9 vjeçari nga Kosova i shkruan letër Joe Bidenit, emocionohet Vlora Çitaku

Aktuale

9 vjeçari nga Kosova i shkruan letër Joe Bidenit, emocionohet Vlora Çitaku

Më: 1 mars 2021 Në ora: 17:01
Joe Biden

Një nëntëvjeçar nga Kosova i ka shkruar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden. Letrën e tij e ka publikuar në Twitter, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Çitaku ka thënë se nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo letër, në të cilën nxënësi i klasës së tretë i kërkon Bidenit t’ia mundësojë që ai të mësojë më shumë në shkollë rreth Amerikës.

“Një nxënës i klasës së tretë, nëntë vjeç nga Kosova i shkruan një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden duke kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë rreth SHBA-së në shkollë. Nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo”, ka shkruar Çitaku.

Në letrën që nëntëvjeçari e ka shkruar për presidentin amerikan, thotë se do të donte të mësonte më shumë për historinë, trashëgiminë dhe sportin në Amerkë.

“Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, sportin, trashëgiminë amerikane, etj”, thuhet në letër.

Letra e plotë që nëntëvjeçari e ka shkruar për presidentin amerikan, Joe Biden:

I dashur Z. Biden,

Shkëlqesia juaj, i dashur Z. President

Shpresoj se jeni mirë dhe keni pasur një fillim të mirë në Shtëpinë e Bardhë.

Emri im është Diell Sadriu, jam nga Kosova, Prishtina. Jam 9 vjeç dhe jam në klasën e tretë në British School of Kosova.

Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, sportin, trashëgiminë amerikane, etj.

Pres të marr përgjigje nga ju së shpejti, me urimet më të mira, Diell Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat