​Parlamenti Studentor kërkon drejtësi ligjore dhe historike për Kishën në UP

Aktuale

​Parlamenti Studentor kërkon drejtësi ligjore dhe historike për Kishën në UP

Më: 2 mars 2021 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Parlamenti Studentor, ka reaguar pas dështimit të seancës së djeshme gjyqësore për Kishën Ortodokse e cila është ndërtuar në zemrën e Universitetit të Prishtinës, gjatë kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duke thënë se ky objekt është i padëshirueshëm në kampusin e UP-së.

Sipas Parlamentit Studentor, i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, që të angazhohen dhe të trajtojnë këtë çështje seriozisht, duke e bërë të mundur vendosjen e drejtësisë ligjore, morale dhe historike.

“Janë bërë shumë vite prej ndërtimit të kishës ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, nga regjimi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Por, ajo kishë sot qëndron ende aty, si simbol i fashizmit dhe gjenocidit serb të kryer në Kosovë. Ditën e djeshme (01.03.2021), ishte vendosur të mbahej seanca gjyqësore rreth kontestit të territorit të kishës së Millosheviqit përbrenda zemrës së Universitetit të Prishtinës, por gjykata nga neglizhimi total i kësaj çështjeje, as nuk e kishte marrë mundin që të dërgojë ftesat tek pala përfaqësuese e Universitetit të Prishtinës. Ky proces ishte lënë anash edhe në vitet paraprake, duke mundësuar realizimin e skenarëve të përgatitura, që i mundësonin kishës së Millosheviqit, aneksimin e kampusit të universitetit tonë. Të gjitha këto uzurpime të pronave ishin bërë në vitet e 90-ta, kur regjimi i atëhershëm serb, tentonte me çdo kusht kryerjen e spastrimit etnik në Kosovë. Objekti në fjalë, është i padëshirueshëm në kampusin e UP-së, për të shtuar edhe fakte të tjera, që ky objekt shërben edhe si vend për strukjen e narkomanëve”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, Parlamenti Studentor i ka bërë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, që të angazhohen dhe të e trajtojnë këtë çështje seriozisht, duke e bërë të mundur vendosjen e drejtësisë ligjore, morale dhe historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat