Përfundon numërimi i votave me kusht, KQZ nis numërimin e votave nga diaspora

Aktuale

Përfundon numërimi i votave me kusht, KQZ nis numërimin e votave nga diaspora

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

(E plotësuar 11:36): Përfundon numërimi i votave me kusht, LVV merr rreth 15 mijë vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota.

Kujtojmë se sot në QNR ka nisur numërimi i votave të diasporës.

Image

***

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur sot numërimi i votave të diasporës.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sot në mëngjes kemi filluar me numërimin e votave që kanë ardhur përmes postës. Janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime që do të numërohen në QNR”, ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se mbrëmë në mesnatë është përmbyllur numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Elezi theksoi e numri i votave me kusht dhe atyre me postë shënojnë fazën përfundimtare para se KQZ të shpall rezultatet përfundimtare për partitë politike dhe kandidatët që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka shtuar se janë 45 tavolina aktive të numërimit në QNR, dhe po punojnë që sa më shpejtë të përfundoj numërimi i votave me postë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat