Ish ambasadori i kundërpërgjigjet Richard Grenellit: Ja dy gjërat që duhet t’i dijë për Albin Kurtin

Aktuale

Ish ambasadori i kundërpërgjigjet Richard Grenellit: Ja dy gjërat që duhet t’i dijë për Albin Kurtin

Nga: P.R Më: 2 mars 2021 Në ora: 21:07
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Ish emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, gjatë ditës së sotme ka hedhur kritika të ashpra ndaj Albin Kurtit, i cili doli fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas Grenellit, Albin Kurti është një majtist anti amerikan.

“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që është sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka shkruar Grenell.

“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit”, shkroi Richard Grenell.

E kjo ka nxitur reagimin edhe të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

“Grenelli, me siguri, duhet të jetë në dijeni se, me 14 shkurt, qytetarët e Kosovës votuan masivisht për Albin Kurtin, duke ndëshkuar rëndë ata që, në bashkëpunim me të, e patën përdorur “antiamerikanizmin” e Kurtit si instrument për ta hequr qafe sepse perceptohej si kërcënim serioz ndaj interesave të tyre meskine. Ashtu siç veproi edhe populli amerikan me Grenellin dhe Trampin, të cilët i ndëshkoi për dështimet pa fund në fushën e brendshme, por edhe për arrogancën e dukshme në fushën e politikës së jashtme, duke çuar në uljen e prestigjit dhe kredibilitetit amerikan në botë”, shkruan ndër tjerash Lauka, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Një koment i shkurtër mbi cicërimën e Grenellit

Pas heshtjes disamujore, sot u dëgjua përsëri cicërima e Riçard Grenellit dhe përsëri kundër Albin Kurtit. Cicërima e tij na bën të ditur se udhëheqësi i VV-së, jo vetëm qenkërka “majtist antiamerikan” i pandreqshëm, por edhe se “ka shkuar në drejtim terrorist”, kur ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për të penguar ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Komenti im për cicërimën e Grenellit është ky:

Së pari, gazi lotsjellës është përdorur në emër të mbrojtjes së trojeve të Kosovës, që në bindjen e shumë shqiptarëve, përfshirë edhe timen, po tjetërsoheshin padrejtësisht në favor të Malit të Zi. Pra, bëhej fjalë për mbrojtjen e një parimi të shenjtë kushtetues, atë të integritetit territorial të vendit. Dua t`i kujtoj z. Grenell se në atë aksion nuk pati të vrarë, as akte vandalizmi e grabitje të pronës publike, siç ndodhi me falangat e nxitura nga shefi i tij në sulmin e 6 janarit mbi Kapitol Hill.

Së dyti, Grenelli, me siguri, duhet të jetë në dijeni se, me 14 shkurt, qytetarët e Kosovës votuan masivisht për Albin Kurtin, duke ndëshkuar rëndë ata që, në bashkëpunim me të, e patën përdorur “antiamerikanizmin” e Kurtit si instrument për ta hequr qafe sepse perceptohej si kërcënim serioz ndaj interesave të tyre meskine. Ashtu siç veproi edhe populli amerikan me Grenellin dhe Trampin, të cilët i ndëshkoi për dështimet pa fund në fushën e brendshme, por edhe për arrogancën e dukshme në fushën e politikës së jashtme, duke çuar në uljen e prestigjit dhe kredibilitetit amerikan në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat