Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i japin “goditjen” e fundit Fatmir Limajt në Malishevë – Vetëvendosje del e para!

Aktuale

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i japin “goditjen” e fundit Fatmir Limajt në Malishevë – Vetëvendosje del e para!

Nga: N. H Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:31
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Lëvizja Vetëvendosje në bastionin e Nismës Socialdemokrate, në Malishevë, pas numërimit të votave të diasporës, ka fituar bindshëm, ku ka ‘thyer’ bastionin e Fatmir Limajt.

Sipas disa të dhënave të fundit, për votat e mërgatës në Komunën e Malishevës, po del që bastioni i NISMA-s në Malishevë nuk ekziston më.

Kështu ka bërë të ditur Valon Krasniqi, zyrtar nga iniciativa “Guxo” e Vjosa Osmanit, përcjell “Bota sot”.

Image
Vjosa Osmani, Valon Krasniqi dhe Albin Kurti

Sipas një postimi që ka bërë Krasniqi, Lëvizja Vetëvendosje, edhe në këtë komunë është e para me 578 vota më shumë.

Image

Kurse, në nivel vendi, sipas informacioneve të fundit, Lëvizje Vetëvendosje deri më tani ka 437 mijë vota, 58 ulëse në Kuvend, ose përkthyer në për qindje, 49.9%.

Partia Demokratike e Kosovës e dyta, me 147 mijë vota, 19 ulëse, ose 16.7 në përqindje.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës si e treta, ka gjithsej 111 mijë vota, 15 ulëse në Kuvend, ose kthyer në përqindje 12.7 për qind./Bota sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat