“Epopeja e UÇK-së” këtë vit mbyllet me koncert pa praninë e publikut, shkaku i pandemisë

Aktuale

“Epopeja e UÇK-së” këtë vit mbyllet me koncert pa praninë e publikut, shkaku i pandemisë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:03
Foto

Më 5,6 dhe 7 mars do të shënohet 23 vjetori i “Epopesë së UÇK-së”. Për dallim nga vitet e mëparshme, ky manifestim këtë vit do të shënohet ndryshe shkaku i situatës me pandeminë COVID-19.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka bërë publike agjendën e aktiviteteve gjatë këtyre tri ditëve.

Aktivitetet nisin të premten më 5 mars, ku në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Në orën 12:00 do të jetë parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut).

Më 6 mars, aktivitetet do të nisin me homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për tu mbyllur pastaj me akademi përkujtimore në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Të dielën, më 7 mars do të mbahet manifestimi tashmë tradicional Nata e Zjarreve në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Aktivitetet do të mbyllen me një koncert pa praninë e publikut që do të mbahet në stadiumin e futbollit në Skenderaj.

Agjenda e plotë:

Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

PROGRAMI

5 Mars
– Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet EPOPESË së UÇK-së, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri
– Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës
09:00 – Seanca Solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale
11:00 – Ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë
12:00 – Parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut)
18:00 -Turniri në futsall, Pallati i Rinisë, Prishtinë

6 Mars

09:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
10:00 – Ekspozitë me fotografi, Prekaz
11:00 –Turnir në volejboll, Skenderaj
12:00 – Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së 15:00 – Ekspozitë me 59 fotografi në sheshin Skënderbeu, Prishtinë
17:00 – Akademi Përkujtimore, Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë

7 Mars
09:00 – Turnir në shigjetari, Skenderaj
11:00 – Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj
17:45 – Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
18:00 – Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat