Deklarohet zyrtari i shkarkuar nga Ministria e Infrastrukturës: Shkarkimin do e pranoja nga Qeveria, vendimi nuk është në rregull

Aktuale

Deklarohet zyrtari i shkarkuar nga Ministria e Infrastrukturës: Shkarkimin do e pranoja nga Qeveria, vendimi nuk është në rregull

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:16
Izedin Bytyqi

I shkarkuari nga Ministria e Infrastrukturës, Izedin Bytyqi thotë se shkarkimin do e pranonte nëse do bëhej nga Qeveria ose nga Kryeministri.

Ai thotë se ka muaj që kishte presione nga grupe të interesit.

“Nëse Qeveria më shkarkon unë nuk e kam problem. Por kam pasur presion nga këto grupe të interesit qe disa muaj. Unë nuk lëshoj pe. Vendimi  nuk është në rregull.

Policia është në situatë të keqe, nuk dishin çka me bë, prisnin nga prokuroria vendimin se si me vepru. Besoj që kryeministri merr veprim për këtë situatë sepse u prish imazhi i zyrtarëve të ministrisë.

Është vendim i kundërligjshëm, e kam njoftu kryeministrin dhe Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë. Aty u instalu një sekretar kishe, që s’ka të drejtë me thënë sekretar hiq. Ky nuk është drejtor departamenti, pra Zymer Avdullahu. Dje pasi e kam marr vendimin kam shkuar në stacion të Policisë, sepse ky person ka thënë se nuk e njeh vendimin dhe unë i kam thënë Policisë që me u marr ju me këtë dhe me ma liru zyrën por më kanë thënë se me këtë duhet të mirret prokurori”, ka thënë ndër të tjera Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat