​Mbrojtja kundërshton masat e kërkuara nga Prokuroria për drejtorin e KPK-së dhe zyrtaren tjetër

Aktuale

​Mbrojtja kundërshton masat e kërkuara nga Prokuroria për drejtorin e KPK-së dhe zyrtaren tjetër

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqit dhe zyrtarja e lartë ekzekutive e KPK-së Marigona Berisha sot kanë dal para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinës. Seanca u mbajt në lidhje me kërkesën e Prokurorisë që të dyve t’i caktohet masa e paraburgimit si të dyshuar për veprat penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit, dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale dhe moslajmërim të veprës penale. E mbrojtja e dy të dyshuarve e ka kundërshtuar masën e paraburgimit, madje Prokurori gjatë kësaj seanca e ndryshoi kërkesën për të dyshuarën, Marigona Berisha nga ajo për paraburgim në atë për arrest shtëpiak pas provave të ofruara nga mbrojtja e Berishës.

Seanca u mbajtur e mbyllur për publikun, ndërsa pritet që për vendimin trupi gjykues i udhëhequr nga Kushtrim Shyti të njoftoj palët për masat karshi të dyshuarve.

Avokati mbrojtës i Lavdim Krasniqit, Ramë Gashi tha se pretendimeve të Prokurorisë së Shtetit i mungojnë arsyet për të kërkuar masën e paraburgimit.

Gashi: Mungojnë arsyet për caktimin e masës së paraburgimit

“Mbrojtja ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për të gjitha pretendimet e saja dhe sipas vlerësimit dhe bindjes së thellë të mbrojtjes kërkesës së Prokurorit për caktimin e paraburgimit i mungojnë arsyet e duhur që parasheh ligji, dhe po ashtu prokurori i shteti nuk ka arsyetuar në mënyrë të duhur shkaqet ligjore për caktimin e paraburgimit. Ne natyrisht kemi kundërshtuar këtë kërkesë të prokurorit dhe kemi propozuar gjykatës mos ta miratoj kërkesën e prokurorit…Atë që përmban kërkesa e Prokurorit sipas mbrojtjes nuk është bazë e arsyeshme për të filluar procedura e lëre më për masën më të ashpër siç është ajo e paraburgimit”, theksoi Gashi.

Kurse, avokati mbrojtës i Marigona Berishës, Fatlum Podvorica tha se asnjë pretendim i Prokurorisë se e dyshuara e ka marr veturën si dhuratë nuk qëndron, pasi ajo ka prova që vërtetojnë se e ka blerë atë veturë.

Podvorica ka thënë se klientja e tij kishte marrë kredi në vlerë të 17 mijë eurove të cilën do ta paguante për 7 vjet, nga të cilat dy janë paguar.

Marigona Berisha dyshohet për veprën penale mos lajmërim I veprës penale.

Podvorica: Nuk qëndron fakti se klientja ime ka marr veturë dhuratë

“Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca lidhur me caktimin e masës ndaj mbrojtjes sime, Marigona Berisha e cila dyshohet për veprën penale mos lajmërim të veprës penale dhe marrjes së një automjeti kinse dhuratë. Ky fakt nuk qëndron dhe Prokurori i çështjes nuk ka mundur argumenton kërkesën në fjalë sepse mbrojtja ime ka një kontratë me TEB Bank ku ka marr një kredi prej 17 mijë eurosh në emër të blerjes së automjetit. Dhe në bazë të shumës në fjalë të cilët banka e ka aprovuar kredinë prej 17 mijë euro e njëjta ka lidhur kontratë tek noteri Sefedin Blaka në emër të shitblerjes të automjetit në fjalë të cilin Prokuroria pretendon se është marr në emër të dhuratës. Rrethana se kinse e ka marr nuk qëndron për arsye se familja nëna e mbrojtjes time ka qenë bashkëhumarrëse e kreditë për blerje të automjetit”, theksoi ai.

Podvorica tha se pas provave të ofruara prokurori i rastit e ka ndryshuar kërkesën për klientin e tij nga masa e paraburgimit në arrest shtëpiak të cilën prapë e kundërshtoi mbrojtja e Berishës.

Podvorica: Prokurori kërkoi arrest shtëpiak për klienten time, Marigona Berisha

“Prokurori i çështjes ndryshoj kërkesën nga masa e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak edhe ne kundërshtuam prapë masën e kërkesës së arrestit shtëpiak sepse nuk qëndron asnjë provë e artikulueshme se e njëjta kinse ka kryer veprën penale në fjalë“, tha ai.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ditën e djeshme ka njoftuar se pas fillimit të procedurës penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat