Kurti në Shqipëri për të prezantuar kandidatët e VV-së në zgjedhjet e Prillit, ja çka shkruan VOA

Aktuale

Kurti në Shqipëri për të prezantuar kandidatët e VV-së në zgjedhjet e Prillit, ja çka shkruan VOA

Më: 3 mars 2021 Në ora: 19:12
Albin Kurti në Shqipëri

Kryetari i Lëvizjes Vetvendosja Albin Kurti Vetëvendosja ndodhet në Tiranë për të prezantuar 3 kandidatët e degës së partisë së tij në Shqipëri të cilët do të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit

“Ne dëshirojmë që Shteti shqiptar të mos ketë korrupsion, të mos ketë krim, të ketë drejtësi, të ketë punësim, të luftojmë varfërinë, të ketë gjithëpërfshirje sociale, që shteti të mos jetë për dikë nënë e dashur e për dikë njerkë e hidhur, e gjithashtu të ketë dhe qytetari aktive dhe shembulli I Vetvendosjes është shumë i mirë për këtë”, tha zoti Kurti, në krah të zotit Bojken Abazi, kandidat i Vetvendosjes në Tiranë. Dy përfaqësuesë të tjerë të Vetvendosjes në Shqipëri do të kandidojnë në Lezhë dhe Gjirokastër.

Në cilësinë e drejtuesit të qeverisë së ardhshme të Kosovës, zoti Kurti tha se do të jetë kryeministri që do të vendosë marrëdhëniet më të mira mes Tiranës dhe Prishtinës, që pas luftës.

Ai theksoi se është e domosdoshme që bashkëpunimi mes dy vendeve “të kalojë nga marrëveshjet e shkruara në zbatimin konkret të tyre, që të ndryshojmë jetën e qytetarëve shqiptarë në të dy anët e kufirit./VOA

Image
Albin Kurti dhe Boiken Abazi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat