Osmani takohet me presidentin e Senatit Zviceran: Diskutuam për investimet e reja

Aktuale

Osmani takohet me presidentin e Senatit Zviceran: Diskutuam për investimet e reja

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:41
Vjosa Osmani dhe Alex Kuprecht

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Senatit Zviceran Alex Kuprecht, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ajo ka thënë se lidhjeve të mira mes dy vendeve i kanë kontribuar edhe diaspora shqiptare që jeton atje.

“Në qendër të diskutimeve ishte rëndësia e bashkëpunimit me Zvicrën në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit, si bazë për konsolidimin e shtetndërtimit, por edhe funksionimit të suksesshëm të shtetit. Konstatuam se një punë serioze në këtë drejtim, përveç se ndikon në përmirësimin e mirëqenies të qytetarëve të Kosovës, është edhe mesazh i suksesit ndaj miqve e aleatëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Osmani tha se Kuprecht i ka konfirmuar se Zvicra do të angazhohet gjithmonë për Kosovën edhe me investime.

“Diskutuam për mundësitë që ekzistojnë drejt tërheqjes së investimeve në fusha të ndryshme të ekonomisë, fuqizimit të grave dhe krijimit të vendeve të punës për të rinjtë. Takimet e sotme shënojnë hapa të rëndësishëm drejt arritjes së këtyre objektivave”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat