8 ulëse në Kuvend, nga kaq vota morën kandidatët e AAK-së për deputetë

Aktuale

8 ulëse në Kuvend, nga kaq vota morën kandidatët e AAK-së për deputetë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 00:39
Ramush Haradinaj

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës morri vetëm 7,1% të votave. E përkthyer në ulëse në Kuvendin e Kosovës, partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do t’i ketë 8 deputetë.

Listës i prin Ramush Haradinaj, i cili ishte kandidat për president nga AAK.

E pas tij renditen Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Pal Lekaj.

Ndërkaq në grupin e ardhshëm parlamentar, AAK do t’i ketë edhe 3 gra.

Edhe Time Kadrijaj sërish i ka fituar votat e mjaftueshme për deputete. Derisa, Albena Reshitaj dhe Albana Bytyqi fitojnë mandate sipas kuotës gjinore duke u bërë kështu deputete të AAK-së në legjislaturën e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat